Google ADS

Mustafa godet VV-në duke i reaguar Pacollit, ia përmend sulmin me molotov dhe atë me zollë ndaj Kuvendit

15:47 | 16 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka reaguar shumë ashpër deputetes së VV-së, Fitore Pacolli për komentet që ajo bëri në drejtim të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe faktit që ky i fundit e kishte dërguar për shërim jashtë vendit nënën e tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa këtë e ka quajtur “logjikë fashiste”.

Madje ka thënë se sipas tij është “kulmi i idiotësisë individuale e kolektive” të flitet në këtë mënyrë.

“Sa pë shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre”, ka shkruajtur Mustafa.

Postimi i plotë:

Logjikë fashiste!
Edhe të sëmurët s’guxojnë të shërohen ku ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë. Të përgojosh nanën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit. Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare dhe e traditës kombëtare.
Sa për shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre.

 

Të ngjashme