Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur rreth largimi të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë së LDK-së, ku tha se ka shkelur statusin e partisë të cilës i përkiste, duke qenë kundër vendimeve të këtij organi.
Mustafa foli edhe për mos transparencën për të cilën u akuzua nga Osmani, që nuk i treguan se kush votoi për dhe kundër shkarkimit të saj.
“Unë mund të them se aty janë zbatuar të gjitha procedurat statusore. Unë e kamë propozuar Osmanin për anëtare të kryesisë dhe nënkryetare të LDK-së. Rregulla është që ai që propozon dikë, ka të drejtë propozimin për largimin e tij. Unë kam konstatuar se Osmani e ka shkelur statusin e LDK-së, ku thotë se asnjë anëtarë nuk mund të mbajë pozita në parti nëse është kundër vendimeve të atyre organeve”, tha Mustafa.
Ai tha se Osmani kur të dojë mundet të shkojë dhe ta shoh se kush e ka votuar dhe kush ka qenë kundër shkarkimit të saj.
“Osmani ju ka drejtuar me një shkresë kryesisë që ta njoftoj atë se kush e ka votuar largimin e saj e kush jo, por kryesia nuk e ka emëruar Osmanin por unë. Dhe unë ju kom thënë njerëzve të administratës që ta njoftojnë Osmanin se nëse ajo don me e pa, të më drejtohet mua si kryetar i LDK-së, dhe unë do tja mundësojë kur të donë ajo ta sheh listën se kush e ka votuar. Kur don munet me ardh e me pa kush ka votuar për të e kush kundër”, tha Mustafa.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet