Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për dy vlerësime që ka marrë së fundi Kosova, i pari në Forumin Botëror të Investitorëve 2017 ku Qeveria e Kosovës fitoi çmimin “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë” si dhe vlerësimin e Fondacionit HERITAGE i cili ka renditur Kosovën në vendin e 46-të në botë dhe të 22-të në Evropë për sa i përket lirisë ekonomike.
“Dëshiroj po ashtu të përgëzoj Kosovën, Qeverinë apo Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për mirënjohjen që është dhënë si “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë”, njofton zyra për informim e Kryeministrit.
Ky çmim na është dhënë në Forumin Botëror të Investitorëve 2017, që u mbajt në Stamboll.
Çmimi është pranuar nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Bajrami, dhe është një prej vlerësimeve më të mëdha që vjen pas një periudhe të angazhimeve të jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e mjedisit afarist dhe krijimit të politikave të favorshme të ndërmarrësisë. Kjo mirënjohje është marrë në një tubim prej 450 investitorëve nga 54 vende të botës, ku ne jemi vlerësuar si vendi më i suksesshëm dhe më i mirë.
Kosova është vlerësuar nga juria ndërkombëtare e Forumit si vendi më reformator sa i përket mbështetjes së ndërmarrjeve të reja (start-up). Juria ka marrë për bazë reformat sa i përket fillimit, përkatësisht regjistrimit të bizneseve, duke iu referuar raportit të fundit të Bankës Botërore ku Kosova është ngritur në vendin e 13-të në nivel botëror nga vendi i 47-së sa ishte një vit më parë. Po ashtu juria ndërkombëtare ka konstatuar se Kosova ka lehtësuar procedurat burokratike, ka thjeshtëzuar sistemin e tatimeve dhe ka ndërtuar një nga regjimet më të ulëta të taksave në Evropë, me 10 % tatim në të ardhura dhe me 0 % tatim në dividendë.
Kemi po ashtu edhe një vlerësim tjetër, për të cilin dëshiroj t’ju njoftoj.
Fondacioni HERITAGE ka bërë vlerësimin e renditjes së shteteve sa i përket indeksit të lirisë ekonomike. Sipas kësaj, dua t’ju njoftoj se Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, dhe vendi i vendi 22-të në Evropë për sa i përket këtij treguesi. Në rajonin e Ballkanit jemi renditur në vendin e dytë në këtë tregues. Po ashtu dëshiroj të inkurajoj të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritarë për masat që edhe më tutje mund t’i ndërmarrim tek bizneset por edhe në fushat tjera, në mënyre që të gjithë ne të promovojmë rezultatet dhe të krijojmë sa më shumë kushte për investitorët e jashtëm ”, tha kryeministri Mustafa.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...