Google ADS

Mustafa falënderon delegatët për besimin, nuk merret me deklaratat e Tërmkollit e Sejdiut

14:01 | 4 Gusht 2019
L G

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së djeshme e mbajti Kuvendin e saj të Nëntë Zgjdhor përmes së cilit u rionfirmua posti i kryetarit për Isa Mstafën.

Një ditë pas marrjes së timonit të LDK’së, Mustafa ka falënderuar delegatët që ia besuan atij postin e të partit të partisë.

Por Isa Mustafa nuk i përmendi incidentet e as deklaratat e Fatmir Sjediut e Melihate Tërmkollit të cilët e quajtën procesin si jo demokratik.

“Dje përfunduam Kuvendin e Nëntë Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga 355 delegat, edhe pse në periudhë pushimesh, morën pjesë 350, që flet për përgjegjësinë e lartë dhe përkushtimin e tyre për LDK-në dhe vlerat e saj. Unë u jam shumë mirënjohës”, ka shkruar Mustafa.

Ai tha se në Kuvend u demonstrua një kulturë demokratike

“…E miratuar me durim dhe përpjekje të mëdha gjatë 30 vjetëve të zhvillimit dhe ekzistencës dhe veprimit të LDK-së. E trashëguar dhe e kultivuar me kujdes dhe respekt nga Kryetari dhe Presidenti ynë Historik, Ibrahim Rugova. Kjo është vlerë e jonë e përbashkët. Kuvendi ynë unifikoi diversittin tonë të mendimit dhe të veprimit, që emrues të përbashkët e ka programin tonë politik të qendrës së djathtë, dhe për më shumë e ka Kosovën tonë. Kuvendi na bashkoi të gjithëve. Të gjitha gjeneratat dhe të gjitha aspiratat. Kështu, bashk, do të shkojmë drejtë fitores së madhe në zgjedhjet e ardhshme. Kur jemi bashk, s’ka kush që na del para!”, thotë tutje ai.

“E konsideroj veten të nderuar me besimin që ma dhanë delegatët e Kuvendit. Këtë besim e meritojnë dhe e kanë merituar shume veprimtarë dhe veprimtare të LDK-së. LDK ka njerëz të mrekullueshëm.

Besimin tuaj e konsideroj përgjegjësi ndaj gjithë juve! IM”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme