Drejtori i PTK-së, Agron Mustafa nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka reaguar ndaj letrës që deputetja Aida Dërguti ia ka dërguar ITU-së për kodin telefonik, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se është turpëruese sesi e njëjta deputete sipas tij po tenton të vë në lajthitje zyrtarët e ITU-së dhe opinionin e gjërë mbi atë se si Serbia do të jetë administratorja kryesore e kodit #383 dhe këta do të jenë përgjegjës mbi caktimin.
Statusi i plotë:
Flm Zotit që para 10-15 viteve s’kemi pasur politikane/deputete në vend si Aida Dërguti!!!
Shumë e kam të vështirë ta paramendoj se si të gjithë ata miliona udhëtarë që kanë kaluar nëpër Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, do të udhëtonin në qoftë se aeroporti nuk do të kishte kod identifikimi ndërkombëtar, e pa dyshim që këta udhëtarë ndoshta do t’ia mësyenin aeroportit të Nishit, reklama të cilat sot po promovohen lirshëm në rrugët e qytetit tim, kryeqytetit të vendit tim, menaxhuar nga kolegët e Aidës. TURP!!!…Shumë mirë që çështja e kodit të aeroportit të vetëm komercial në vend është rregulluar me kohë nga ndërkombëtarët, e nuk ka mbetur në duar tona, sepse epilogu do të mund të kishte pasoja, përveç ekonomike, pa dyshim edhe fizike, për të gjithë qytetarët tanë dhe udhëtarët e aeroportit.
Është turpëruese sesi e njëjta deputete tenton të vë në lajthitje zyrtarët e ITU-së dhe opinionin e gjërë mbi atë se si Serbia do të jetë administratorja kryesore e kodit #383 dhe këta do të jenë përgjegjës mbi caktimin…Po citoj:”Serbia përdor një autoritet të tillë për të diktuar politikën e telekomunikacionit, funksionet rregullative dhe operacionale në sektorin e telekomunikacionit të Republikës së Kosovës, të tilla si licencimi, kodet, interkoneksionet, tarifat, etj”. Megjithatë, ata janë ekspertë dhe specialistë të fushës e padyshim nuk bien pre e këtyre tentim lajthitjeve të një deputeteje të vendit tim!
Në vend që këtij lajmi të madh për vendin tonë, siç është marrrja dhe funksionalizimi tashmë i kodit nrëkombëtar telefonik, t’i gëzohen të gjithë, sikurse unë, vetë, dhe mbi 2 mijë punëtorë të Telekomit të Kosovës, më vije shumë vështirë që deputetja në fjalë, ka tentuar të jetë pengesë e këtij procesi, që përveç simbolikës së pa diskutueshme në identifikimin shtetëror të Republikës sonë – për ne, Telekomin e Kosovës do të thotë edhe disa miliona euro kursim për vitet në vijim.
Edhë një herë, siç e kam potencuar në një status më të hershëm për të gjithë të interesuarit, linku i mëposhtëm paraqet të gjitha kodet ndërkombëtare telefonike, sipas buletinit më të vonshëm të publikuar nga ITU (15.12.2016) ku mund të shihet edhe kodi më i ri telefonik që na është dhënë neve, Kosovës.
http://ëëë.itu.int/…/itu-t/opb/sp/T-SP-OB.1114-2016-OAS-PDF…
Po ashtu mund të vëreni dallimin e kodeve që iu janë dhënë disa regjioneve gjeografike që janë pjesë përbërëse të shteteve tjera dhe si janë ato të paraqitura në buletin, në raport me kodin që na është dhënë neve.
Të gjitha kodet ndërkombëtare telefonike në shfrytëzim nga të gjitha vendet evropiane fillojnë me +3X ose +4X, që nënkupton se numri i parë “3 ose 4” është numër identifikues gjeografik dedikuar Evropës. Me fjalë tjera i bie, që të gjithë kodet nderkombëtare telefonike, përveq që janë kode shtetërore, janë edhe kode gjeografike, me ndonjë përjashtim sikurse që mund ta shihni në buletin, rastin e Taiëanit apo Hong Kongut ose Macaut.
Ne në Telekomin e Kosovës i jemi gëzuar këtij lajmi, mirëpo kam pa dhe lexuar që jo të gjithë mendojnë dhe kanë qasjen e njejtë me ne mbi Kodin Ndërkombëtar Telefonik.
Andaj, ky link lë të shërben për sqarimin dhe përpjekjen e eliminimit të shumë zërave dhe kritikave mbi kodin, veqanarisht të krijimit të paqartësive mbi atë se nuk është kod shtetëror por kod gjeografik!!!
http://ëëë.itu.int/…/itu-t/opb/sp/T-SP-E.164D-2016-PDF-E.pdf
#Valaime
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...