Është ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Diasporës, Petrit Mustafa dhe gardianit të burgut të Dyzit, Stefan Veliqkoviq.
Mustafa e Veliqkoviq besohet se planifikuan nxjerrjen nga burgu i Sigurisë së Lartë, njërin prej pjesëtarëve të bandës kriminale nga Mali i Zi, Mario Millosheviq,
Ky i fundit bashkë me tre bashkëpunëtor të tjerë u arrestuan natën e 18 korrikut nga njësia Speciale e Policisë së Kosovës në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, në bashkëpunim me autoritet malazeze, si të dyshuar për vrasje, rrëmbim e zhvatje në shtetin fqinjë.
Sipas aktakuzës një kopje të së cilës e ka siguruar T7, Petrit Mustafa dhe gardiani Stefan Veliqkoviq kanë kryer veprën penale marrje e ryshfetit.
Të dy të akuzuarit nga Prokuroria e kanë pranuar fajësinë.
T7 ka siguruar edhe deklaratën që gardiani Veliqkoviq e ka dhënë para hetueseve. Ai aty jep detaje se si kishte biseduar me Mario Millosheviqin, për t’ia mundësuar atij arratisjen nga Dyzi.
Veliqkoviq flet edhe për takimet e shpeshta që i kishte me mikun e Millosheviqit, Petritit Mustafën të cilit i kishte kërkuar para dhe telefon për t’ia dërguar Marios në burg.
Por sipas gardianit Veliqkoviq telefoni dhe paratë asnjëherë nuk i kishin shkuar Mario Milosheviqit.
Edhe i akuzuari tjetër që punonte në Ministrinë e Diasporës, Petrit Mustafa e ka pranuar se i ka dhënë para dhe një telefon gardianit Stefan Veliqkoviq,
Por ky thotë se nuk e ka ditur që këto mjete po grumbulloheshin për kriminelin Mario Millosheviq.
Ky e kishte njohur Mario Millosheviqin me një emër tjetër si Miroslav Kostic.
Zyrtari i Ministrisë së Diasporës thotë se nuk e kishte ditur që telefoni dhe paratë ishin planifikuar t’ia dërgonin në burg Mario Millosheviqit.
Megjithatë, tentimin për ta nxjerrë nga burgu Mario Millosheviq, rezultojë i dështuar, pasi ky i fundit vazhdon të qëndroj prapa grilave.
Mario Millosheviq dyshohet se ka vrarë Radomir Gjurikoviqin më 10 tetor të vitit 2016 në Cetinjë, por edhe vrasje të tjera që lidhen me grupe të armatosura.
Përveç vrasjes së Radomir Gjurikoviq, malazezi Mario Millosheviq akuzohet për vrasjen e George Sekulovic.
Në janar të vitit 2017 në Podgoricë, besohet se Millosheviq ka montuar një bombë në makinën e Sekuleviciq, i cili mbeti i vdekur aty.
Sekuleviq, sipas të dhënave operative të autoriteteve malazeze, po merrej me vrasjen e Radomir Gjurikoviqit, të cilin besohet se e ka vrarë Mario Millosheviq.
Ai bashkë me dy bashkëpunëtor të tij kishin vite që po qëndronin në Prishtinë, derisa u arrestuan natën e 18 korrikut.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën