Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur rreth bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm qeverisës.
Mustafa në RTV21 është shprehur se me Vetëvendosjen nuk kanë diskutuar rreth ndarjes së ministrive dhe sipas tij, ministritë nuk do t’i ndajnë sipas fushave të caktuara.
“Nuk kemi biseduar me Vetëvendosjen, unë kam parë deklarata të ndryshme, shkrime të ndryshme se cila ministri duhet t’i takojë cilës parti, por këto janë më tepër çështje dëshirash sepse duhet të ulemi dhe të mendojmë se duhet ta marrim përgjegjësinë proporcionale dhe nuk do ta parapëlqej një orientim që një parti ta merr një fushë të caktuar dhe partia tjetër fushën e caktuar sepse atëherë bëhen dy qeveri brenda një qeverie. Kësaj sa i përket se kush sa ka kërkuar, nuk kemi të vërteta sepse unë nuk kam kërkuar asnjë ministri nga VV e as VV nuk ka kërkuar”, tha Mustafa.
Më tutje, Mustafa është shprehur se sipas peshës që ka pozita e kryeministrit, LDK-së duhet t’i takojnë më shumë ministri.
“Po tani ashtu duhet të jetë, pasi pozita e kryeministrit peshon më tepër sesa ministritë por prap do ta diskutojmë si çështje dhe shohim se si të bëhet ndarja sepse kemi kryeministrin, zëvendëskryeministrin, meqenëse kemi më pak ministri, kemi nevojë për më pak zëvendësministra. Nuk bëjmë koalicion me PDK-në, e kemi vendim të Këshillit të Përgjithshëm të bëjmë negociata me VV-në sepse ekziston vullnet i përgjithshëm”, tha Mustafa më tutje.
Ai është shprehur se LDK shkon në opozitë në rast se nuk arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen, duke e lënë si mundësi të hapur dështimin e një marrëveshje.
“Nëse nuk arrihet, LDK shkon në opozitë, por në asnjë rast nuk shkon me subjekte të tjera, nuk do të shfyrtëzojmë asnjë rrugë tjetër, asnjë koalicion tjetër, nëse gjejmë zgjidhje me Vetëvendosjen. Vet fakti që ne po zhvillojmë negociata, kjo tregon se puna nuk është kryer, mirëpo kur zhvillon negociata atëherë smund të shpallësh të kryer punën sepse njerëzit mund të thonë gjithfarë. Këtu smund të ketë fitues, ose dy palët do të jenë fituese, ose nuk do të kemi marrëveshje”, tha Mustafa.
Ndërkohë, çdo tre ditë po vazhdojnë takimet në nivel të ekspertëve midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për arritjen e koalicionit qeverisës.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...