Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në datën e lindjes së tij.
Mustafa ka shkruar se Rugova ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në Ditëlindjen e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, kujtoj udhëheqësin unik të Kosovës me vizion të hapur. Rugova kishte besim në njerëzit; ai më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre. Ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me bindje të fuqishme, profetike, përsëriste se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet. Profetizmi i tij vlen po aq edhe për ditët e sotme”, ka shkruar Mustafa.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?