Mustafa: Do të punojmë më shumë që të ndihemi krenarë me Kosovën

16:17 | 24 Maj 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka treguar se me çka dihet krenar, shkruan Arbresh.info.

Ai ka thënë se partia e tij do të punoj edhe më shumë që të ndihemi krenar me Kosovën.

Më poshtë mundë ta lexoni statusin e plotë të Mustafës:

Të dashur miq,
Ne nuk krenohemi me tokat e malet e me pasuritë minerale që ka Kosova. Këto na i dha zoti e nuk i krijuam vet.
Ne krenohemi me punën tonë, me dijen tonë dhe me ndryshimet që i bëjmë. Prandaj do të bëjmë edhe më shumë që Kosova të ndihet krenare. Krenare me LDK-në!/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme