Mustafa: Dikush ka hapur llogari të rrejshme në emrin tim

17:40 | 19 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është ankuar sot se dikush ka hapur një profil të rrejshëm në emër të tij.

Ai ka thënë se nuk qëndron prapa atij profili të rrejshëm dhe se për komunikim e shfrytëzon vetëm adresën e tij që ka komunikuar deri sot.

” Qytetar të nderuar
Tani kuptova se dikush ka hapur nje profil te rremë, në emrin tim: https://www.facebook.com/profile.php?id=100034252412816
Çdo status që lëshohet nga ai profil nuk është i imi.
Unë shfrytëzoj vetëm adresën e deritanishme zyrtare.
Faleminderit në mirëkuptim! Isa Mustafa”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme