Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se në të kaluarën Lëvizja Vetë vendosje reagonte edhe për gabime drejtshkrimore të të tjerëve duke i quajtur hajna, ndërsa tani sipas tij, kur përfliten ata dalin vetëm me deklarata se iu besojnë pjesëtarëve të subjektit të tyre.
“Sot kur ministrat dhe ambasadorët dyshohen për shkelje ligjore mjafton vetëm të dalin me një deklaratë se ne u besojmë atyre dhe me kaq duhet të përfundojë çdo gjë”.
“Sot një ambasador është epiqendra e një skandali mediatik e politik në një shtet mik, ai ka qenë njeri i rrethit të ngushtë të Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Përderisa qeveria i ndajnë për muajin prill nga 100 shtesa, ambasadori përflitet në të gjithë Ballkanin për transaksione me qindra-mijëra euro”, ka thënë Mustafa në seancën e sotme të Kuvendit.
Sipas tij njeriu i rrethit të ngushtë të LVV përfiton dhjetra miliona euro duke blerë energji të lirë natën e duke e shitur shtrejtë ditën dhe qeveria ndan 120 milonë euro subvencione për të mbuluar saktësisht këto përfitime./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%