Google ADS

Mustafa deklaron se ka ende nevojë pë rehabilitim

08:57 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Ish-kryeministri i vendit njëherësh i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për një kohë të gjatë qëndroi larg skenës politike.

Ai u kthye duke u vënë në funksionet e tij brenda partisë.

E në një intervistë për Epoka e Re, Mustafa ka deklaruar se skenës politike i është kthyer pjesërisht.

“Pjesërisht i jam kthyer skenës politike. Kam nevojë edhe një kohë për pushim më të madh dhe për rehabilitim. Po bashkërendis punët me përkrahje të madhe të bashkëpunëtorëve të mi”, ka thënë Mustafa.

Ai gjithashtu është deklaruar edhe për koalicionin qeverisës që sipas tij çdo ditë qeverisje e këtij koalicioni është në dëm të vendit.

“Koalicioni qeverisës po të ishte i mençur, një orë e më parë do ta shpërndante Kuvendin dhe do të shkonte në zgjedhje të reja. Çdo ditë e qeverisjes së këtij koalicioni është në dëm të vendit dhe në dëm të tyre. Ky koalicion qeverisës është duke e dëmtuar vendin në skenën ndërkombëtare, po e rrezikon stabilitetin makroekonomik dhe buxhetor, e ka kanonizuar Qeverinë mbi baza të interesave, është i varur nga Lista Serbe e cila diktohet nga Beogradi. Kuvendi nuk funksionon normalisht, kurse Qeveria merr vendime arbitrare për të cilat më vonë do të ketë probleme ligjore. Kjo ka shkaktuar që Kosova si shtet me sistem parlamentar të abuzohet nga presidenti dhe të duket se është shtet presidencial, sepse punët që duhet t’i ushtrojë Qeveria dhe Kuvendi në mënyrë jokushtetuese po i ushtron presidenti i vendit”, ka thënë Mustafa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme