Gjatë ditë së sotme në Degën IV të LDK-së në Prishtinë është votuar për kryetar të degës. Në garë për këtë post kanë qenë Besian Mustafa e Arben Gashi. Fitues ka dalë zedhënesi i partisë, Besian Mustafa.
Ai në një status në Facebook ka treguar se e ka mundur Gashin, duke thënë se s’ka fituar i vetëm në këtë degë.
Postimi i plotë në Facebook:
Sot, s’kam fituar i vetëm në Degën IV të LDK-së në Prishtinë!
Ka fituar një ekipë, nga Shkabaj e Arbëria deri te Dardania e Kalabria, që LDK-në e do me thelb, e do me rrënjë, e do qe 30 vjet dhe për 30 vjet e ardhme!
Falënderoj 96 delegatët që morën pjesë sot në votim, veçanërisht ata 50 që i besuan idesë së kthimit tek rrënjët, tek vizioni-thelb i ngjizur më 1989, tek komuniteti, tek lagjja për të ndërtuar kontribuesit e ardhmërisë së qytetit tonë.
Falënderoj 8 kryetarët e nëndegëve: Qendër Sheqir Zeneli, Dardani Hamdi Jaha, Ulpianë Jeton Nebiu, Arbëri Kushtrim Sopa, Kalabri Naim Krasniqi, Shkabaj Arton Shabani, Tophane I Bedri Berisha dhe Tophane II Ergyn Janovali.
Kryesisë dhe Delegatëve, suksese të përbashkëta në përfaqësimin e Degës IV.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç