Ministria e Punëve të Brendshme mendon ndryshe nga kryeministri Ramush Haradinaj, ata po thonë se kjo ministri po vazhdon bashkëpunimin me UNMIK’un.
Ndonëse dje kryeministri Haradinaj tha se Qeveria ka ndërprerë bashkëpunimin me UNMIK’un, nga Ministria e Punëve të Brendshme po thonë ndryshe.
Mentor Tahiri, shef i kabinetit dhe këshilltar i lartë politik i ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Policia e Kosovës, në vitin 2011, ka formuar Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), në kuadër të së cilës funksionin veç tjerash edhe Sektori për INTERPOL.
“Policia e Kosovës është në nivel të lartë të përgjegjësisë në çdo bashkëpunim ndërkombëtar. Me INTERPOL-in komunikohet në baza ditore dhe rreth 40 për qind të këtij komunikimi zhvillohet përmes UNMIK-ut. Në rreth 60 për qind të rasteve tjera, Policia e Kosovës shfrytëzon linja tjera të komunikimit”, ka thënë Mustafa.
Më herët, zëdhënësja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Sanam Dolatshahi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk i kanë ndërprerë të gjitha kontaktet dhe komunikimin, ashtu siç kishte deklaruar të mërkurën kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“UNMIK-u vazhdon të përmbushë rolin e tij si ndërmjetësues me INTERPOL-in, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in”, ka theksuar Dolatshai.
Deklaratat e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Kosovës dhe ato të zyrtarëve të UNMIK-ut, bien ndesh me deklaratat e kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës, të cilët kanë theksuar se e kanë ndërprerë komunikimin dhe nuk e njohin më Misionin e Kombeve të Bashkuara-UNMIK, si strukturë përfaqësuese në Kosovë.
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Dëmtohen disa vazo lulesh në varrezat e fshatit Bresje, poli...
Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat fi...
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i B...