Google ADS

Mustafa akuzon Arben Vitinë për rastin e Pacollit: Sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj

19:28 | 28 Prill 2020
L G

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar sot se Ministria e Shëndetësisë është duke u marrë me politikë në emër të koronavirusit.

Sipas tij, sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj

“Sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj. Mos e maltretoni z. Pacolli, mos u thirrni në parimet që nuk i keni zbatuar ju që e keni shkelur Kushtetutën, sepse votat i kemi”, ka  shkruar Mustafa në Facebook.

Mustafa, ka thënë se  paralajmërimi i MSH’së për kreun e AKR’së Behgjet Pacollin është vendim politik.

“Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e z. Pacolli për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve. Ministria e ka vështirë të dëshmojë se nuk ka lejuar raste e raste të shkojnë në shtëpitë e tyre, pas dëshmive që kanë prezantuar për gjendjen e tyre shëndetësore Prandaj nuk ka nevojë ta maltretojnë një deputet dhe një biznesmen të njohur”, ka shkruar Mustafa./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme