Mustafa: Aksidenti në Gjilan, ngjarje e rëndë

19:08 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Ministri i Ministrisë së Brendshme, Ekrem Mustafa, ka shprehur ngushllimet për familjen e të ndjerit që humbi jetën të enjtën pas aksidentit tragjik në Gjilan.

Mustafa u ka bërë apel vozitësve të jenë të kujdesshëm në komunikacion.

“Humbja e jetës së qytetarit në Gjilan dhe lëndimi i shumë të tjerëve është ngjarje shumë e rëndë. Familjes së të ndjerit i shpreh ngushllimet më të sinqerta.

U bëj apel pjesëmarrësve në komunimacion që të jenë të kujdeseshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor.

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, vazhdojnë të jenë të pakompromis ndaj shkelësve në trafik dhe me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik do të vazhdojnë zbatimin e pa kompromis dhe rigoroz të rregullave të trafikut rrugor”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme