Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa në 19-vjetorin e bombardimit të NATO-s ka thënë se 1999 shënon përfundimin e pushtimit të Serbisë mbi Kosovën, shkruan arbresh.info.
Sipas tij rezistenca e prirë nga presidenti historik Rugova, lufta heroike e komandantit legjendar Adem Jashari dhe vendosmëria e popullit mobilizoi botën që të fitojmë lirinë.
Shkrimi i Mustafës në Facebook:
24 Marsi 1999 shënon fillimin e përfundimit të pushtimit të Serbisë mbi Kosovën.
Rezistenca brilante e prirë nga Presidenti RUGOVA, lufta heroike e nisur nga Komandanti Legjendar, Adem JASHARI dhe vendosmëria e paepur e popullit të Kosovës, mobilizoi botën demokratike që së bashku ta fitojmë lirinë dhe ta kemi shtetin tonë.
Zoti e Bekoftë Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës! ??????
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...