Google ADS

Musmurati: Në shkollat e Prishtinës nis fushata “Çohu kundër dhunës”

11:29 | 26 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Drejtoresha e arsimit në komunën e Prishtinë Besiana Musmurati përmes faqes së saj në facebook ka njoftuar se nga sot siguria në shkollë dhe politikat ani-dhunë prioritet në secilën shkollë të komunës së Prishtinës.

“Së bashku me shumë shkolla fillore të Prishtinës, po lansojmë sot fushatën “Çohu kundër dhunës”, e cila synim kryesor do ta ketë parandalimin, identifikimin, raportimin dhe trajtimin e dhunës nga këndvështrimi i fëmijëve. Përmes kësaj fushate, mijëra nxënës në Prishtinë do të përfshihen direkt në aktivitete ndërgjegjësuese mbi dhunën, ndërsa indirekt në proceset e vendimmarrjes mbi politikat e reja të DKA-së për sigurinë në shkolla”, ka shkruar Musmurati.

Sipas saj dhuna e çfarëdo llojshme nuk ka vend në shoqërinë tonë, prandaj ne do ta trajtojmë atë; fëmijët kanë të drejtë të përfshihen në politikbërje, prandaj ata do të dëgjohen./arbresh.info

Të ngjashme