Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmuratit, sot ka vizituar shkollat ku nxënësit edhe sot kanë filluar mësimin ende nuk janë furnizuar me libra.
Përmes një postimi në Facebok, Musmurati ka thënë se nga vizitat në dy shkolla në Prishtinë, nxënësit e mësimdhënësit ishin të gatshëm për nisjen e procesit mësimor, por që ka mungesë të materialeve shkollore, shkruan Arbresh.info.
“E pashë që në shkollën Emin Duraku mbi 80% e nxënësve të klasave 1-5 nuk kishin blerë librat. Ndërsa në shkollën Teuta asnjë nxënës nuk ishte furnizuar me libra”, ka njoftuar ajo.
“Deri më tash nga raportet e shkollave po e shohim që mungojnë tekstet shkollore. Shpresoj që furnizimi të kompletohet sa më shpejt që të mos humbet asnjë orë mësimore”, tha tutje./Arbresh.info/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...