Musliu: VV s’ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale

15:05 | 7 Shtator 2021
V. S.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se Vetëvendosje s’ka qenë asnjëherë kunëdr themelit të Gjykatës Speciale.

Musliu akuzoi këtë parti se ka urdhëruar arrestimin e atyre që kundërshtojnë këtë gjykatë, duke iu referuar arrestimeve të sotme të pesë aktivistëve të PSD-së.

“Në shumë intervista e kam thënë që VV s’ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale. Ata kanë punuar shumë që të bëhet kjo gjykatë. Prandaj, nuk e gjeni askund në procesverbale dhe transkripte të Kuvendit votën e tyre kundër. Prandaj sot ata japin urdhra që kushdo që është kundër gjykatës të përgjaket e të burgoset. Përditë po e tregojnë fytyrën e vërtetë”, ka shkruar Musliu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme