Rregullimi i projektligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka qenë kërkesa më emergjente e zyrtarëve ndërkombëtarë, pasi që shpesh herë është cituar se “kapja” e shtetit është një nderë problematikat më të mëdha në Kosovë, dhe si e tillë zgjidhja për këtë ishte vettingu.
Shoqëria civile kanë ngritur zërin në kërkesën për një vetting në sistemin e drejtësisë dhe u përkrahen nga partitë kryesisht opozitare.
Betim Musliu, hulumtues i lartë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në një intervistë për arbresh. info, ka bërë të qartë edhe njëherë qëndrimin e IKD-së në raport me vettingun.
“Ne nuk dëshirojmë që dikush ta keqpërdor vettingun vetëm për t’i ndërruar disa argatë të partive tjera që janë pjesë e drejtësisë më argatë të vetë dhe kjo nuk është diçka që ne e lejojmë dhe për të cilën ne avokojmë. Pra, ne kërkojmë që ne ta kemi një procese të thellë të vetingut dhe që në këtë rast kushdo që vie në qeverisje pasi të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe kush do që do të jetë ministër i drejtësisë që do të merret me propozimet e modaliteteve, ne do të shohim se a janë hapat e duhur ata që do të ndërmerren nga qeveria e ardhshme”, ka thënë Musliu.
Sipas Musliut, një gjë e tillë është mëse e nevojshme në sistemin tonë të drejtësisë.
“Dhe, tani të gjithë pajtohen që duhet të kemi pastrim të figurave që punojnë në polici, prokurori, gjyqësor dhe institucione të tjera që janë ligj-zbatuese”, ka deklaruar Musliu.
Musliu ka theksuar se asesi nuk do të lejohet që vetingu të sjellë persona në drejtësi që kanë të kaluar politike.
“Assesi nuk duhet të lejohet që partia e cila vie në pushtet, cilado qoftë ajo, të keqpërdor pushtetin për ta bërë kinse procesin e vettingut për t’i ndërruar disa të themi ashtu të këqij, dhe t’i sjell disa të këqij të cilët e kanë logon e partisë së tyre, dhe ky nuk është vettingu që ne si shoqëri civile e kërkojmë”, ka thënë Musliu./arbresh.info/
Më poshtë keni intervistën e plotë:
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...