Deputetje e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit ku drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla dëgjohet duke e pranuar se lajmi i rrejshëm i pseudo-mediumit boshnjak “Slobodna Bosna” kundër dy mediumeve në Kosovë, i ka ardhur direkt si informacion nga AKI-ja.
Musliu ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që urgjentisht të filloj hetimet ndaj Rilind Gërvallës.
“Katër muaj më parë, kur opinioni publik u trondit nga ngjarjet që implikuan AKI-në raportimet e RTK-së, publikisht i kam bërë kërkesë Prokurorisë Speciale, për të hetuar me urgjencë veprimet e Rilind Gërvallës dhe pretendimet e tij në lidhje me implikimin e AKI-së në fabrikimin e lajmeve të rrejshme.Neglizhenca e organeve përgjegjëse, shkakton me të drejtë indinjatë të thellë sepse siç po shihet audioniçizimi i publikuar sot dëshmon qartë se si AKI-ja, një institucion shtetëror i ndjeshëm, është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme dhe për të sulmuar mediat që konsiderohen si kundërshtare nga pushteti”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në Facebook.
“Kjo nuk është më vetëm një shkelje e rëndë e etikës profesionale, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe lirisë së mediave. Prandaj, edhe sot e përsëris kërkesën time drejtuar prokurorisë së shtetit që urgjentisht të fillojë hetimet ndaj Rilind Gërvallës dhe të thërrasë në përgjegjësi të gjithë individët e përfshirë në këtë aferë skandaloze dhe të rrezikshme për rendin tonë demokratik. As RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë”, shkruan Musliu./Arbresh.info
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...