Pas pak minutash kur arbresh.info ka raportuar për vjedhjen e dokumenteve konfidenciale të delegacionit kosovar në Bruksel, kanë filluar edhe reagimi të ndryshme nga politikanët tanë.
E edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth këtij rasti.
Ajo me tallje ka thënë se “Shpresoj që çanta e humbur e Skënder Hysenit të ketë mbajtur vetëm ndonjë sandwich të shijshëm nga Brukseli për Kryeministrin Hoti”.
Derisa e njëjta shton se Hyseni dhe Hoti duhet të tregojnë se kur ka humbur çanta dhe çka ka pasur ajo.
Postimi i saj i plotë:
Shpresoj që çanta e humbur e Skënder Hysenit të ketë mbajtur vetëm ndonjë sandëich të shijshëm nga Brukseli për Kryeministrin Hoti, përndryshe ende edhe më keq sikur t’i humbet Kushtetuta, udhërrëfyesi për dialog siç do të kishte thënë Avdullah Hoti.
Do të ishte edhe më keq, e sjellje jo serioze sikur nga kjo çantë të merreshin dokumente përmes së cilave Qeveria jonë i udhëheq këto bisedime.
Skënder Hyseni edhe Kryeministri Hoti, duhet të tregojnë se kur u ka humbur kjo çantë, çka ka pasur në të dhe a është kthyer në gjendjen e mëparshme?
Lexo edhe:
Skandal/ Delegacionit të Kosovës i humbin dokumente dhe i vidhen para
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...