Google ADS

Musliu-Shoshi shpalos video të Kurtit: I rriti rrogat për fushatë zgjedhore

19:04 | 29 Tetor 2024
K.B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka shpalosur disa video se çfarë mendimi dhe çka deklaronin kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, për rritjet në prag të fushatave.

Pas kësaj, Musliu-Shoshi tha se kryeministri Albin Kurti rritjen e pagave që e bëri të ditur sot për sektorin publik, e ka bërë në kohë fushatë, sipas saj, dikur ai i kritikonte të tjerët për këtë.

“Janë edhe katër muaj, mirëpo ky është fundi i mandatit të Albin Kurtit, pikë së pari kjo është puro për fushatë zgjedhore. E dyta, si ka mundësi me u parapa një buxhet i tillë, një shpenzim i tillë edhe pse faktikisht nuk është far rritje e madhe që e kanë mirëpritur as sindikatata e punëtorëve dhe as në sektorin privat”.

“Si ka mundësi një kryeministër që i thotë vetes që është kredibil të bëjë një propozim për rritje të tillë të pagës, kur nuk e ka ende të kaluar në Kuvend, projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Kjo është puro, vetëm për blerje të votave”, pohoi Musliu-Shoshi në emisionin DPT Fidani

“Pse nuk e ngriti më herët kur e bëri një rritje të pagave, pse e ngriti tash? Sepse është fushata zgjedhore e ke parë në diasporës gjatë tërë kohës është fushatë zgjedhore, në Kosovë është gjatë tërë kohës fushatë zgjedhore, ndonëse zyrtarisht fillon më 10 janar fushata. Jemi në prag të shpalljes së fushatës zgjedhore, pra kjo rritje e pagave është bërë vetëm për vota”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Më tej, ajo deklaroi se PDK-ja nuk njihet për rritje të pagave me për qindje të ulët, por të lartë.

“Pse nuk e bëri këtë rritje Kurti në vitin 2022 dhe në vitin 2023, pse e ka bërë tani kur nuk i ka votat shumicë në Kuvendin e Kosovës, kur nuk ka as planifikim buxhetor, kur nuk e ka as të kaluar në Kuvend? Si ka mundësi të bëjë një plan kur nuk e di se a e ka qeverisjen në të ardhmen, ku e di nëse Bedri Hamza do të jetë nesër kryeministër, po mendon që nesër Bedri Hamza nëse është kryeministër nuk do t’i rrisë pagat 200 për qind, a mendon se pernime Bedri Hamza nesër do ta aprovojë vendimin e Albin Kurtit? Asnjëherë. Ne nuk i rrisim as 10 për qind e as 20 për qind, këto ngritje janë qesharake, janë nënçmim i popullit tonë”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme