Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se mocioni për rrëzimin e qeverisë nuk është serioz.
Ajo ka thënë se partia që ajo përfaqëson pret që të përfundojë pandemia, dhe më pas të merren me mocionin në fjalë.
“Po të mos ishte pandemia, PDK do të ishte e para që do të kërkonte rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë Musliu-Shoshi në Klan Kosova.
“Jemi për rrëzimin e Qeverisë, por jo në kohë pandemie. Në momentin që përfundon pandemia, atëherë me shumë dëshirë”.
“Sidoqoftë, PDK nuk e ka nënshkruar as mocionin e kaluar që e ka ngritur LDK-ja. S’kemi qenë as atëherë për rrëzim, por as tani, por nëse VV arrin t’i bëjë 61 vota, atëherë ne do t’i ndihmojmë t’i bëjë 84”.
Në këtë debat televiziv përballë deputetes së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ajo e siguroi se nuk mund të ketë bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit për mocion, pasi siç i tha: “mos kërkoni mocion me parti që keni vijat e kuqe”.
“Ju i keni pasur vija të kuqe me PDK-në. Si kërkoni atëherë që të keni bashkëpunim me neve dhe një mocion që të rrëzohet Qeveria, sepse nuk do ta keni, sidomos në kohë pandemie, se për ne prioritet është shëndeti i qytetareve”.
“Mocionin e keni marr si tip loje. Pa PDK nuk ka mundësi të rrëzohet Qeveria, ne asnjë mënyrë. Mocioni juaj nuk është serioz”.
“Zgjedhjet do të ishin opsioni më i mirë po të mos ishte pandemia. Kjo është e vetmja arsye që ne nuk i ofrojmë nënshkrimet e votën për rrëzimin e qeverisë”, u shpreh Musliu-Shoshi.
Ndërkaq në lidhje me pretendimet për postin e presidentit të shtetit, ajo tha se është e pamoralshme që të flitet për këtë post tani kur ai është në zyre dhe e ka mandatin. Pra, sipas saj, nuk duhet as te diskutohet tani.
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...