Ariana Musliu – Shoshi nga Partia Demokratike të Kosovës ka deklaruar se Asociacioni ka qenë kërkesë ndaj Kosovës si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës që nga fillimi.
“Të gjithë ne që kemi qenë në proces kemi qenë dëshmitarë që me datën 2 nëntor ka qenë Dora Bakoyannis në Kosovë. Tri çështje kryesore që janë kërkuar kanë qenë Asociacioni, shpronësimi dhe vendimi për Manastirin e Deçanit. Pra nuk ka asnjë surprizë në këtë proces”, ka thënë ajo në rtk
Musliu – Shoshi ka thënë se delegacioni i Kosovës ka tentuar që vëmendjen ta kthejë te elementet e tjera si demokracia funksionale, respektimi i të drejtave të njeriut.
“Kërkesa ka qenë nga ditët e para, por jo aq e shprehur sa të jetë edhe temë kryesore diskutimi Asociacioni. Ne si delegacion në Asamble kemi provuar ta ndajmë Asociacionin nga Këshilli i Evropës”, ka thënë ajo.
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...