Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi e ka akuzuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për “sulm personal”.
Ajo tha sulmet ishin të nivelit student- profesor.
“Mora një sulm personal, i cili nuk është aspak për t’u vlerësuar. Por nëse zëvendëskryeministri e vlerëson, atëherë ato sulme personale mund edhe t’i bëj publike, pasi vlerësoj se jam faqebardhë në çdo aspekt. Ishin akuza të nivelit profesor-student, gjoja se jam kapur në plagjiaturë në kohën sa kam qenë studente në AUK, por kjo nuk qëndron pasi kam qenë studente me A-ja dhe kam qenë bursiste. Këto të dhëna janë lehtë të qasshme dhe më vjen keq për nivelin akademik dhe atë që përfaqëson Bislimi, kemi ardhur në pikën ku në vend se të raportojë për atë çka po ndodh dhe rrugën që po ndjek në dialog, shteti jonë në kohën kur nuk e kemi asnjë aleat të vetëm, lëshohet në një nivel kaq të ulët me mua dhe deputetët e tjerë”, u shpreh ajo para mediave, raporton Arbresh.info
Deputetja tha se në mbledhje nuk pat as edhe një informatë të vetme e cila mund të konsiderohet konfidenciale.
Ndërsa shtoi se ka kërkuar nga Bislimi qe të tregojë nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk janë partnerë me të cilët bashkëpunojmë.
“Jemi gjithmonë transparent sepse e vlerësoj që dialogu ka njëfarë mase të konfidencialtetit, por disa gjëra kryesore duhet të dihen nga ju si media. Megjithatë, nuk pat as edhe një informatë të vetme e cila konsiderohet konfidenciale. Krejt ajo çka provon pushteti të bëjë është të ngre drama kinse po diskutohet diçka konfidenciale. Nuk pat asgjë më shumë se ajo çfarë keni parë dhe dëgjuar nga Bislimi. Ajo çfarë kërkova ishte të na tregojë nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk janë partnerë me të cilët bashkëpunojmë, nëse Borrelli e Lajçaku nuk janë kredibil në përfaqësim. Atëherë në çfarë rruge po shkojmë, kush janë partnerët tanë me të cilët duhet të ecim përpara? Pse çështjet e brendshme të Kosovës të shndërrohen në instrumente për t’u diskutuar në organizata ndërkombëtare, siç ishte ajo në Këshillin e Sigurimit. Çka po mungon në këtë linjë të komunikimit me ndërkombëtarët?”, tha ajo.
Nga ana tjetër ryetarja e këtij komisioni, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se kanë kërkuar qe mediat të lirojnë sallën pasi Bislimi i ka paralajmëruar se do të ndajë disa dokumente që janë konfidenciale, shkruan Arbresh.info.
“Fakti që kemi vendosur të mbajmë takim të mbyllur është për shkak se zëvendëskryeministri na ka paralajmëruar se do të ndajë me ne disa dokumente që janë konfidenciale dhe të cilat nuk preferohen të ndahen me opinionin publik për shkak të procesit që është shumë fragjil në këtë fazë”, ka thënë ajo.
“Për këtë arsye kemi kërkuar që mediat të lirojnë sallën e jo për shkak se ne nuk jemi transparent në këtë proces, siç u mundua të jepet si arsye nga ana e opozitës”, u shpreh ajo.
Më tej ajo shtoi se në këtë mbledhje fokusi ka qenë te zhvillimet në dialog dhe sulmin në Banjskë.
“Kemi folur për dialogun, fokusi ka qenë te procesi i muajve të fundit dhe zhvillimet që kanë ndodhur. Fokusi ynë ka qenë te çështja e Banjskës dhe kemi folur shumë edhe për atë se çfarë pritet të ndodh në dialog tani e tutje”, tha deputetja e VV-së.
Sipas saj, në këtë komision janë ndarë informacione të cilat kanë qenë të nevojshme në veçanit për deputetët e opozitës, të cilët, siç tha ajo, nxjerrin në opinionin publik informacione të pavrëteta.
Kryeziu-Hysnei deklaroi se për të pasur lëvizje në procesin e dialogut duhet të ketë lëvizje nga pala tjetër që është e përfshirë në dialog, në këtë rast Serbia.
“Duhet të ketë lëvizje edhe prej anës së Bashkimit Evropian, në kuptimin e trajtimit të palëve në mënyrë të barabartë”./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...