Të hënën Komiteti për Barazi dhe Mos diskriminim, te pika e katërt e rendit të ditës ka diskutuar raportin për aplikimin e Kosovës në APKE.
E përfaqësues të Kosovës e kanë quajtur ditë të rëndësishme për Kosovën nga se të martën atje mbahet takimi i Asamblesë Parlamentare, ku rreth orës 16:00 pritet të zhvillohet debat për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Po ashtu në këtë sesion do të diskutohet raporti i znj. Dora Bakoyannis, i cili duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve e prezent.
Anëtarja e delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentarë të KiE, deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi-Musliu është optimiste se të martën do të votohet pro anëtarësimit në KiE.
“Është e jashtëzakonshme që është një frymë pozitive , për një votim pozitivë për Republikën e Kosovës. Vlen të theksohet se kjo është krejt në përmasa të Asamblesë Parlamentare ku dhe do të paraqiten amendamente të cilat vetëm sa kanë kaluar në dy komitetet të rëndësishme”, tha Shoshi-Musliu në RTK.
Ajo ka thënë se është e bindur që me lotimin që është bërë jo vetëm këto dy ditë por edhe më parë pritet që të kemi një rezultat pozitiv për vendin.
“Nesër është hapi i dytë më i rëndësishëm për pranimin e Kosovës në KiE, ndërkaq hapi i parë ka qenë votimi i raportimit të Dora Bakoyannis në Paris dhe hap;i i tretë dhe final është në komitetin e ministrave i cili do të mbahet në muajin maj”, tha Shoshi-Musliu.
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...