Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vendin tonë.
Ajo ka përmendur faktin se si në Mitrovicen e Veriut dhe Zveçan është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga ana e Serbisë, dhe se Ministrisë së Shëndetësisë nuk i jepet fare hapësirë për të dhëna.
Musliu- Shoshi i rikujton faktin kryeministrit në detyrë, se si dikur rrotullonte kamionet me mallra serbe dhe bënte thirrje për t’i bojkotuar ato, ndërsa sot ka pranuar donacion nga ta 1000 teste.
Postimi i saj i plotë:
Në fillim e mohuan, e më pas e pranuan shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga Serbia në Komunën e Zveçanit dhe atë të Mitrovicës së Veriut! Pastaj, nuk treguan cilat masa u vendosën dhe kush i vendosi ato? Ata nuk u përgjigjën për asgjë! Sot, për gjendjen në veri, të dhënat nuk i prezantoi Ministri i Shëndetësisë, por Shtabi i Krizave, me flamurin e Serbisë mbrapa këtyre zyrtarëve. Edhe këtë dhunim të integritetit territorial e mohuan. Sot ai ishte publik! E pamë dhe dëgjuam në lajmet e sotme!
Sot, Serbia i dha donacion 1000 teste me qëllimin për luftimin e Covid-19. Por, Qeveria dhe Kryeministri në detyrë, nuk deklaruan formatin e dorëzimit të këtij donacioni! E rëndësishme është ta dijmë a është dorëzuar donacioni për Republikën e Kosovës apo për Kosovën dhe Metohi? Të vërtetën nuk e tha Kryeministri në detyrë as në panelin e Debat Plus! Pëveç asaj që tashmë e dijmë, ky që rrotulloi kamionët me mallra serbe, në emër të bojkotimit të tyre, sot pranoi donacion prej shtetit të Serbisë.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...