Musliu Shoshi: Kryeministër a don me kërku falje, apo me ik

09:20 | 26 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar përmes një postimi në facebook, pas deklaratës së Miroslav Lajçak për takimin e mbrëmshëm me Albin Kurtin.

Ajo tha se Kryeministri do të duhej të kërkonte falje për ofendimet që ka bërë.

“Albin, po thojnë që të gjitha marrëveshjet e dialogut  duhet të zbatohen. A don me kërku falje për qendrimet tua e ofendimet?  Apo, po e zgjedh me ik nga përgjegjësia”, ka shkruar Musliu-Shoshi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme