Musliu-Shoshi: Heroizimi i Zahirit, Hakifit dhe Edomondit motivoi mijëra luftëtarë të rinj për t’iu bashkuar UÇK-së

14:52 | 31 Janar 2024
R J

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi në rastin e 27-vjetorit të rënies së heronjëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ka thënë se heroizmi i tyre motivoi qindra-mijëra luftëtarë të rinjë për t’iu bashkuar radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovës.

Postimi i plotë:

Llapi krenar! Janë heronjët e Llapit  që bartën mbi vete qëllimet e larta sublime për ta çliruar dhe për ta bërë shtetin e Kosovës të pavarur.

Me rastin e 27 vjetorit të rënies së heronjëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kujtojmë dhe nderojmë komandantët dhe luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Heroizmi i tyre motivoi qindra-mijëra luftëtarë të rinjë për t’iu bashkuar radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovës.

Nderime të larta për jetën dhe veprën e tyre!/Arbresh.info/

Të ngjashme