Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i është përgjigjur asaj me shkrim, lidhur me çështjen e marrëveshjes së Washingtonit. Musliu-Shoshi theksoi se Gërvalla është e qëndrimit se Marrëveshja e Washingtonit është e panevojshme dhe që nuk i respekton interesat e Kosovës.
Më tutje Musliu-Shoshi duke cituar Gërvallën, tha se sipas ministres marrëveshja do t’i shkaktojë pasoja afatgjate Kosovës.
“Unë sot po ndaj me ju qëndrimin e ministres Donika Gërvalla për marrëveshjen e Washingtonit. Citoj, ajo këtë marrëveshje e konsideron si të pamenduar mirë, të panevojshme, e cila nuk i respekton interesant e Kosovës, nuk e respekton sovranitetin e shtetit tonë, se kjo marrëveshje përmban zotime që shkaktojnë pasoja afatgjate për shtetin e Kosovës, se për të nxjerr konkluzione për këto qëndrime duhet që të bëjmë dialog me miqtë tanë dhe se kjo nuk është marrëveshje e mirëfilltë ndërkombëtare dhe si e tillë palët nuk i obligon ligjërisht”, tha ajo.
Më tutje, sipas Musliu-Shoshit, Gërvalla ka thënë se kjo marrëveshje ka shkaktuar edhe fërkime me partnerët evropianë.
“Ministrja Gërvalla vazhdon të thotë më tutje se marrëveshja për njohjen në Jerusalem ka shkaktuar fërkime me partnerët tanë evropian dhe me gjerë dhe arsyetohet se për shkak të irritimeve diplomatike, qeveria Kurti ta marr të qenë dhe të mos kërkojë rivendim të ambasadës por zotohet se Kosova është për vendosjen e marrëdhënieve të mira diplomatike”, ka thënë Shoshi.
“A do të thotë kjo se ShBA-të nuk janë miq tanë sepse këto janë marrëveshje në mes të Kosovës dhe ShBA-ve”, ka thënë më tutje ajo.
Këtë deklaratë Musli-Shoshi e ndau edhe në rrjetin social “Facebook”.
Postimi i plotë:
?QËNDRIMI i MPJD-së për MARRËVESHJEN E WASHINGTONIT ??
Sa është tragjike për vendin tonë qendrimi që zëdhënësi i qeverisë deklaroj se kjo marrëveshje s’ka ligjshmeri! Edhe më i rëndë është qëndrimi i Ministres Gervalla e cila Marrëveshjen e Washingtonit e konsideron si
➡️ të pamenduar mirë,
➡️ të panevojshme,
➡️ që nuk respekton interesat e Kosovës,
➡️ nuk respekton sovranitetin e shtetit tonë, ➡️ se kjo marrëveshje përmban zotime që shkaktojnë pasoja afatgjate për Kosovën dhe se për të nxjerr konkluzione për këto zotime duhet dialog me miqt tanë
➡️ nuk është marreveshje e mirëfillt nderkombëtare dhe si e tillë palët nuk i obligon ligjerisht.
? Znj. Gervalla, vazhdon duke thënë se vendosja e Ambasadës në Jerusalem ka shkaktuar ferkime me partnerët tanë evropian dhe të tjerë, dhe arsyetohet se për shkak të evitimit të irritimeve diplomatike qeveria Kurti ka vendosur që këtë vendim ta pranoj të qenë dhe të mos kërkoj rivendimin e ambasadës por zotohet se Kosova mbetet e interesuar të vendosë marrëdhënie të mira me
?Palestinën.
? Me tej Ministrja shkruan se Pikat e Marrëveshjes së Washingtonit, të cilat kanë të bëjnë me ekonominë kanë diskriminuar Kosovën, sovranitetin dhe interesat e saj dhe se rreth këtyre pikave jemi në dialog me aleatët dhe miqët tanë.
Pra, a do të thotë kjo që SHBA-të nga kjo qeveri nuk konsiderohen miq tanë, pasiqë këto zotime janë në mes të ??dhe ??!
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...