Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare votoi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka falënderuar delegacionet e Kuvendit të Kosovës teksa nuk harroi të përmend edhe ish-presidentin Hashim Thaçi i cili sipas saj ka qenë në krye të këtij procesi, përcjell Arbresh.info.
“Miratimi i raportit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, i cili rekomandon pranimin e Kosovës si anëtarja e 47-të e kësaj organizate ndërkombëtare – është një fitore e rëndësishme për të cilën është punuar gjatë dhe shumë. Tani, në muajin maj presim që Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendosë përfundimisht PRO anëtarësimit të vendit tonë”, ka shkruar deputetja e PDK-së.
“Prandaj, sot, nuk mund të gjejë një moment më të përshtatshëm për të falënderuar të gjithë ata të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë sukses – përfshirë delegacionet e Kuvendit të Kosovës, të cilat nga viti 2012 kanë punuar vazhdimisht për këtë ditë. Megjithatë, në krye edhe të këtij procesi, sikur në shumë të tjerë me rëndësi jetike për Kosovën, ka qenë Presidenti Hashim Thaçi”, shtoi Musliu-Shoshi.
“Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008 dhe miratimit të Kushtetutës tonë në prill të atij viti, Hashim Thaçi, atë kohë si Kryeministër, ishte siguruar që ai dokument të përmbante standartet më të larta që respektojnë të drejtat e njeriut, fuqizimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit – si parakushte themelore për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe çdo organizatë tjetër ndërkombëtare.
Fatkeqësisht, e gjithsesi padrejtësisht, Hashim Thaçi sot nuk është në mesin tonë për të festuar këtë sukses. Megjithatë, sot, me mendje dhe zemër ne jemi me të, afër tij dhe çlirimtarëve të tjerë, për t’i shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për vizionin e qartë për Kosovën Evropiane”, tha ajo.
Sipas Musliu-Shoshit, PDK ka qenë, është dhe gjithmonë do të jetë në ballë të proceseve shtetformuese dhe shtendërtuese
“Jam tejet e lumtur dhe pafundësisht krenare që si deputete e Kuvendit të Kosovës kam dhënë kontributin tim në këtë proces, bashkë me kolegët e respektuar, Sarandën, Arbenin, Enisin dhe Besnikun. Vazhdojmë – me angazhim, punë dhe besim në të drejtën tonë”, përfundoi deputetja e PDK-së./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...