Dyshime për vdekjen e të paraburgosurit Naser Makolli, ka shprehur edhe Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili tha se dyshimet më të mëdha vijnë ngaqë Makolli ka qenë dëshmitar kryesor në rastin e Astrit Deharit.
“Ky rast ngritë dyshime të shumta sepse ky ka qenë dëshmitari kryesor në rastin Dehari dhe ky rasti i fundit është ende i pazbardhur. Tanimë ka edhe më shumë dilema dhe dyshime nëse ka lidhje mes këtyre dy rasteve. Ne duhet të kemi durimin që të marrim versionin zyrtar” ka thënë Musliu në një intervistë në Info Magazine.
Tutje Betim Musliu ka vlerësuar që shërbimet spitalore brenda burgjeve janë skandaloze, përderisa e cilësoi këtë si shqetësim në rritje.
“Kjo përbën shqetësim shumë të madh, dhe është shqetësim në rritje. Ankesat për shërbimet mjekësore në SHKK është një nga problemet më të mëdha. Nëse kanë nevojë edhe një dhëmb me ndreq, detyrohen që me “therr” veten në mënyrë që të marrin shërbim shëndetësor. Shërbimi shëndetësor nuk plotëson as kushtet minimale. Nëse del që ky i paraburgosur ka humbur peshë deri 50 kg, konsideroj se jo që duhet të bie krejt Shërbimi Korrektues i Kosovës por duhet të bie krejt shteti. Duhet të bëhet reformë e thellë, ata qytetarë që kanë masa të paraburgimit ose burgimit duhet të ndihen të sigurt në burgjet e Kosovës” ka thënë Musliu.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...