Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu në seancën parlamemntare ku po diskutohet lidhur me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, tha se ky organizim ka dështuar në të gjitha nivelet , sepse sipas saj “tri qeveritë Kurti 1, Hoti dhe Kurti 2, që nga fillimi i pandemisë, kanë pasur qasje improvizuese dhe pa plan.”
Ajo tha se përkundër faktit që mësimdhënësit në Kosovë po kërkojnë nga institucionet shëndetësore që të futen në listën me prioritet e të vaksinohen kundër COVID-19, qeveria po tallet me ta.
“Në vend që të bashkëpunojë ngushtë me SBASHK-un, me këshillat e prindërve dhe me mësimdhënësit, qeveria aktuale po bënë presion mbi SBASHK- un duke tentuar ta vendosë kontrollin mbi ta, e nga ana tjetër në këshillin e prindërve të Kosovës për kryetar kemi një militant partiak i cili tërë ditën rri duke bërë propagandë për VV-në në rrjete sociale, në vend që të mirret me problemet e shkaktuar nga pandemia.”, tha ajo.
Deputetja e PDK-së deklaroi mes tjerash se “duhet të ndalen eksperimentet me arsimin” me ç`rast kritikoi qeverinë për siç e quajti presion psiqik ndaj mësimdhënësve me futjen në provime vlerësuese.
“Është hera e dytë që mësimdhënësit e Kosvovës po sfidohen. Heren e parë mesimdhënësit e Kosovës kanë dhënë një provim të vështirë. Ata në kohen e aparteidit serb kanë qendruar të palëkundur dhe kanë bërë historinë. Dhe hera e dytë është tani kur kjo qeveri, po tenton t’i vëjë mesimdhënësit para provimit më të rëndë. Herën e parë ishte një kohë e vështirë por dinjiteti i tyre ishte i pacenuar kurse sot kjo kategori po sfidohet në dinjitet në një kohë që përballë kemi edhe një armik të padukshëm që quhet Covid 19. Mësimdhenesit duhet të mbështeten dhe të stimulohen duke ju ofruar kushte e duke ju mbrojtur dinjitetin”.
“Krejt çka kërkohet nga ju pushtetarë të mbërthyer në hipnozën e pushtetit është që t’i grahni punës dhe të dëshmoni që e keni meritu fitoren. Deri me tani keni dëshmuar vetëm një gjë: që fitorja juaj do të vlerësohet vetëm si një fitore aksidentale e cila shpejtë do të kujtohet dhe ju do të mbaheni në mend vetëm si një ëndërr e frikshme për qytetarët dhe elektoratin tuaj.”, tha Musliu.
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...