Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka hedhur disa kritika ndaj Qeverisë, e cila sipas saj po i diskriminon qytetarët e rajonit të Drenicës.
Musliu ka thënë se atyre po iu ndalet edhe uji i pijshëm, teksa tha se atë personalisht s’ka nevojë ta mbrojë askush.
“Një qeveri që ia ndalon ujin e pijes një rajoni si Drenica nuk mund të mbrohet. E drejta për ujë është e drejtë elementare. Kjo qeveri nëse për atë zotëri mund të jetë folklorizëm, për qytetarët e Drenicës është jetë dhe e ka nxjerr nga projekt-buxheti i kaluar dhe këtij viti. Ganimete Musliu nuk ka nevojë me mbrojt askush, por mendoni për vajzat e juaja se në çfarë mentaliteti po i rritni”, tha ajo në RTV Dukagjini.
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...
Koperniku: 2024 ishte viti më i nxehtë në histori
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në...
Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, merr disa vendime
Vdekja e një studenti shkakton protesta të dhunshme në Kinë
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet