Musliu: Po kthehem në Kosovë, jam mirë por më duhet ende kohë për t’ju rikther normalitetit

17:20 | 27 Mars 2024
E.G

Deputetja e Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu po kthehet për në vendlindje pas operacionit të cilit iu nënshtrua në Gjermani.

Me anë të një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se tani është mirë por që i duhet ende kohë për tu kthyer në normalitetin e jetës si dhe aktivitetin e punës së saj të përditshme, shkruan Arbresh.info.

“Mirënjohëse pa fund, falenderuese deri në përulësi për secilën dhe secilin që në çfarëdo forme ishte me mua gjatë tërë kësaj kohe”, ka shkruar mes tjerash ajo.

Postimi i plotë:

Pas pesë javësh po kthehem në Kosovë!

Falë Zotit jam mirë edhe pse me duhet ende kohë për tu kthyer në normalitetin e jetes, aktivitetin dhe punën time të përditshme!

Mirënjohëse pa fund, falenderuese deri në përulësi për secilën dhe secilin që në çfarëdo forme ishte me mua gjatë tërë kësaj kohe!

Zoti ju bekoftë! FALEMINDERIT !/Arbresh.info/

Të ngjashme