Google ADS

Musliu për policët e arrestuar në Karaçevë: Të publikohen emrat e tyre – nuk kanë vend në Polici

09:53 | 19 Shtator 2020
A Z

Deputetja nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu thotë se këtë aksion duhet ta mbështesin edhe nga opozita.

Mes tjerash Musliu kërkon që edhe emrat e pjesëtarëve të Policisë që janë arrestuar nga gjatë aksionit të bëhen publik me emër e mbiemër.

“Lista e pjesëtarëve të Policisë të përfshirë në krim duhet të bëhet publike me emër e mbiemër dhe jo vetëm me iniciale. Bandat kriminale nuk duhet të mbrohen e amnestohen. Bëjeni sa më shpejt publike identitetin e plotë të tyre dhe kontratat e tyre me Policinë të shkëputen menjëherë. Soji i tyre s’ka vend në Policinë e Kosovës”, shkroi Musliu.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Aksioni i mbremshem ne Karaçeve tregon me se miri se qytetaret e Kosovës duhet te jene aktiv dhe te zeshem kunder krimit dhe te keqes.
Presioni qytetar e publik, angazhimi i pakursyer i Kuvendit dhe adresimi i drejt i problemit beri qe krimit t’i keputen kembet mbrem ne Karaqeve.
Pozite e Opozite duhet ta mbeshtesin kete aksion dhe t’i inkurajojne Policine e Kosovës qe mos te hezitojne te jene ne sherbim te vendit edhe atehere kur duhet te ballafaqohen me koleget e tyre.
Lista e pjestareve te policise te perfshire ne krim duhet te behet publike me emer e mbiemer dhe jo vetem me iniciale.
Bandat kriminale nuk duhet te mbrohen e amnestohen. Bejeni sa ma shpejt publike identitetin e plote te tyre. dhe kontratat e tyre me Policine te shkeputen menjeher. Soji i tyre s’ka vend ne Policine e Kosovës.
Respekt per ata polic qe mbrem moren pjese ne aksion ne Karaçeve.
Ata i bene ndere vetes, famileve te tyre dhe Shtetit te Kosovës.??

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme