Musliu për martesën e djalit të Jakupit: Konaku juaj u trashëgoftë e u mbushtë me trima e trimërsha

15:23 | 25 Korrik 2022
A. B.

Altini, djali i ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot i jep fund beqarisë.

Por, në ditën më të veçantë për të, nuk do të jetë i pranishëm babai i tij, Jakup Krasniqi, kjo për shkak që prej muajsh ndodhet në paraburgim në Hagë.

Për martesën e tyre, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook.

“Urime martesa o trashigimtar i Jakup Krasniqit. Konaku juaj u trashigoft u mbushte me trima e trimresha”, shkruan ajo ndër të tjera. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme