Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu thotë se Memli Krasniqi e meriton të jetë udhëheqës i kësaj partie, pasi sipas saj Krasniqi ishte ai i cili u anëtarësua në këtë parti pa asnjë hezitim, kur PDK ishte në opozitë.
Ajo për arbresh.info thotë se PDK me Memli Krasniqin do ktheht përsëri fuqishëm.
“Memli Krasniqi është kandidati i duhur në kohën e duhur. Është një djalë, i cili atëherë kur shumë djem dhe vajza hezitonin ta përkrahnin PDK-në, hezitonin t’i bashkoheshin PDK-së, ai iu bashku me bindje të plotë, me vullnet të plotë, me energji të reja PDK-së në kohën kur ishim në opozitë. Punoi fort që PDK të vijë në pushtet dhe PDK me Memli Krasniqin do kthehet përsëri fuqishëm”, u shpreh Musliu./arbresh.info/
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person