Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka bërë të ditur se subjekti politik prej nga vjen ajo, vazhdimisht ka kërkuar dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që të marrë vendim për paga shtesë, shujta ushqimore e pagës të ndrrimit të natës sipas ligjit, për policinë e Kosovës gjatë kohës së pandemisë.
Sipas Musliut, të përkushtuar dhe të pa thyeshëm ata po punojnë̈ më orar 12 orësh dhe pa te drejtë shfrytëzimi të pushimit vjetor, raporton arbresh.info.
“Këto kërkesa janë bërë të përditshme nga ana e policisë dhe janë bërë pengesa të pakapërcyeshme për funksionim normal të këtij institucioni.Paga shtesë, shujta dhe pagesa e ndrrimit të natës sipas ligjit, janë kërkesa minimale por fatkeqësisht kanë hasë në vesh të shurdhër. Pagesa prej 5 eurove për ndrrimin e natës nuk është pagesë është tallje me policinë e Kosovës dhe sigurinë e vendit”, ka thënë Musliu.
Siaps saj, për Partinë Demokratike të Kosovës është e pafalshme që institucioni i Policisë̈ së Kosovës, i cili falë punës dhe profesionalizmit në mënyrë permanente ja ka dalë të vlerësohet si institucioni më i besuar në vend, të trajtohet në mënyrë të padinjitetshme dhe mospërfillëse nga Qeveria Hoti./arbresh.info/
Reagimi i saj i plotë:
Po bëhen 7 muaj që edhe vendi ynë̈ si gjithë̈ Globi, po përballet me pandeminë̈, e krahas mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë të frontit për të mbrojtur qytetarët nga ky armik i pa dukshëm, po qëndrojnë stoikisht edhe Policia e Kosovës.
Andaj Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është mirënjohëse dhe falenderuese për të gjithë ata djem e vajza që në kushte të rënda pandemie, mbi vetveten dhe shëndetin e familjeve të tyre prioritet e kanë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës.
Që nga fillimi i pandemisë̈ policia e Kosovës në mungesë të kushteve dhe pajisjeve adekuate si dorëza, maska mbrojtëse dhe dezinfektues i është ekspozuar direkt rrezikut për t’u infektuar me COVID-19.
Të përkushtuar dhe të pa thyeshëm ata po punojnë më orar 12 orësh dhe pa te drejtë shfrytëzimi të pushimit vjetor.
Duke parë angazhimin profesional e të domosdoshëm të Policisë̈ së Kosovës në menaxhimin e pandemisë, Partia Demokratike e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të marrë vendim për paga shtesë, shujta ushqimore e pagës të ndrrimit të natës sipas ligjit, për policinë e Kosovës gjatë kohës së pandemisë.
Këto kërkesa janë bërë të përditshme nga ana e policisë dhe janë bërë pengesa të pakapërcyeshme për funksionim normal të këtij institucioni.Paga shtesë, shujta dhe pagesa e ndrrimit të natës sipas ligjit, janë kërkesa minimale por fatkeqësisht kanë hasë në vesh të shurdhër. Pagesa prej 5 eurove për ndërrimin e natës nuk është pagesë është tallje me policinë e Kosovës dhe sigurinë e vendit.
Partia Demokratike e Kosovës me shqetësim të madh e ka përcjellë shpërfilljen e kërkesave të policisë së Kosovës nga Qeveria Hoti që si rezultat I injorimit te kërkesave të tyre, policia e Kosovës protestën e sheh si mjet të domosdoshëm dhe të patejkalueshëm për të realizuar të drejtat e tyre që u takojnë.
Si pasojë e nëpërkëmbjes së dinjitetit të policisë nga Qeveria Hoti kemi reflektim edhe nga ana e disa individëve të papërgjegjëshëm të cilët nuk respektojn ligjin dhe nuk përfillin policinë e Kosovës e në raste të shpeshta marrin guximin dhe sulmojnë pjestarët e policisë.
Aktet e tilla janë të pa pranueshme dhe të dënueshëm nga Partia Demokratke e Kosvës ashtu siç janë të dënueshme e të pa pranueshme edhe kur ndonje sjellje eventuale jo profesionale të ndonjë pjesëtari të policisë së Kosovës.
Por për Partinë Demokratike të Kosovës është̈ e pafalshme që institucioni I Policisë së Kosovës, I cili falë punës dhe profesionalizmit në menyrë permanente ja ka dalë të vlerësohet si institucioni më I besuar në vend, të trajtohet në mënyrë të padinjitetshme dhe mospërfillëse nga Qeveria Hoti.
Qeveria Hoti duhet ta ketë të qartë se menaxhimi i Pandemisë pa kontributin maksimal e të pazëvendësueshëm të policisë së Kosovës është I pamundur.
Çdo veprim që do ti shtyente Policinë e Kosovës të sabotojnë aktivitetin e tyre apo të protestojnë është dëm i pariparueshëm dhe vendin tonë e qon drejt një katastrofe të re.
Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së duke ju shprehur ngushëllime familjarëve të policëve që humbën betejën me COVID-19 dhe duke ju uruar shërim të plotë policëve të infektuar, kërkojmë̈ nga Qeveria e Kosovës urgjentisht sot të aprovoj kërkesat e policisë së Kosovës, sepse nesër është̈ vonë.
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës