Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi të bërë në Facebook, me rastin e 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka thënë se është e lumtur që së bashku me PDK-në kanë zyrtarizuar nismën për hartimin e Projektligjit për pensionimin e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e IPK-së me autorizime policore dhe presim që në sesionin vjeshtorë ky projektligj ta merrë aprovimin në Kuvend.
Musliu ka thënë se ky ligj rregullon dhe përcakton kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe përcakton kategorizimin e pensioneve për pension për zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore dhe familjarët e tyre.
“Ky ligj, përcakton njohjen e së drejtës në pension për zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, familjarët e tyre, si dhe kriteret dhe të drejtën për pensionim. Ky ligj rregullon dhe përcakton kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe përcakton kategorizimin e pensioneve për pension për zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore dhe familjarët e tyre”, ka shkruar mes tjerash Musliu.
Postimi i plotë:
23 VITE ME POLICINË E KOSOVËS!
E lumtur që në këtë përvjetor të Policisë së Kosovës më mbështetjen e Grupit Parlamentar të PDK-së, tash më kam zyrtarizuar nismën për hartimin e Projektligjit për pensionimin e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore dhe presim që në sesionin vjeshtorë ky projektligj ta merrë aprovimin në Kuvend.
Kjo nismë për hartimin e këtij projektligji, nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, është bazuar në nenin 79 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 5 pika 1 (1.2), nenit 8 të Ligjit Nr. 04/-l-025 për Nisma Legjislative dhe të nenit 53 të Rregullores së Kuvendit.
“Ky ligj, përcakton njohjen e së drejtës në pension për zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, familjarët e tyre, si dhe kriteret dhe të drejtën për pensionim. Ky ligj rregullon dhe përcakton kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe përcakton kategorizimin e pensioneve për pension për zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore dhe familjarët e tyre.
Urime 23 vjetori I Policisë së Kosovës! Lavdi atyre që ranë në krye të detyrës! /arbresh.info/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...