Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj.
Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të pozicionohet në anën e duhur të historisë”, raporton Klankosova.tv.
“Ky vend i larë në lavdi as nuk shitet, as nuk nënshtrohet. Në këtë vend gjithmonë janë ndezë shkëndijat e çlirimit dhe të krenarisë. Andaj dëshiroj të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë organizatorët dhe aktivistët që u angazhuan për të realizuar tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj”, shkroi Musliu në Facebook.
“Puna dhe angazhimi juaj janë të pamohueshme dhe arsyeja kryesore e ngritjes së moralit elektoral anëembanë Kosovës dhe në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët”, shtoi ajo.
Deputetja e PDK-së mes tjerash tha se sukseset e këtij tubimi janë mesazhi më i mirë që Partia Demokratike e Kosovës është më shumë se parti politike.
“Partia Demokratike është kauza jonë e përbashkët, identitet dhe krenari.Vazhdoni të jeni burimi i frymëzimit dhe energjisë për të gjithë ne!”, shtoi ajo.
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...