Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka dal në mbrojtje presidentes Osmani pasi që kjo e fundit u kritikua për “peshën” nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Përmes një postimi në Facebook, Peci theksoi se milionat që i kanë bërë partia e saj, nuk peshojnë me kilogram, duke theksuar se kanë hyrë në pushtet me panla e kanë dal milionerë.
“Gane, kilogramë për kilogramë, ti dhe partia jote jeni majmur duke e shfrytëzu Kosovën si plaçkë lufte. Milionat që keni ba ju nuk peshojnë me kg, por me okë. Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë. Keni hy të lodhtë e keni dalë të fuqishëm në mënyrë të frikshme. Kur keni hy as biçikleta nuk keni pasë, sot voziteni me marka veturash nga trendet që shihen në TV”, u shpreh Peci.
Tutje Peci i kërkoi deputetes Musliu të përmbahet ndaj fyerjeve sepse siç thotë ai, i fyeri të fyen.
“Ky diskursi yt është diskurs i partisë, në fakt. Prej shprehjes “ma hangsh…”, e deri te fymjet të natyrave të tjera, janë bërë pjesë e “gjuhës parlamentare”, nga ti dhe bashkëpartiakët. Bullizmi që ti e përdorë në raport me Presidenten e vendit është veç shpërfaqje e Ganes së vërtetë. Ti je kjo realja konform gjuhës që e përdorë. Ti vetë ke qenë viktimë e këtij diskursi, ndaj Gane e dashur, përmbahu, sepse i fyeri të fyen!”, deklaroi ai.
“Për fund, po ta sjell në vëmendjen tuaj një thënie të mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares Albright: Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë”, tha në fund Peci.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu pas fjalimit në kuvend të presidentes Osmani ka thënë se ajo do të mbahet mend si një grua që hyri në presidencë me 100 kg dhe do dal me 50.
“Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Meqë paske hyrë të kg. Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”, ka shkruar Musliu./arbresh.info/
Lexo edhe:
Musliu-Osmanit: Do të mbahesh mend si grua që hyri në Presidencë me 100 kilogramë e do dalësh me 50
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...