Google ADS

Musliu: Nuk ishte sulm ndaj Pecit, ishte protestë ndaj të pavërtetave që i tha ndaj meje

23:53 | 21 Dhjetor 2021
A Z

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka thënë se veprimi i sotëm ndaj ministrit të Bujqësisë Faton Peci në Komisionin për Bujqësi ku ky i fundit nuk ishte sulm ndaj ministrit.

“Nuk ishte sulm, ishte protestë ndaj të pavërtetave që Faton Peci i adresoi ndaj meje. Sot në komisionin parlamentar, pjesë e të cilit jam edhe unë, ishte i ftuar në raportim të rregullt vjetor ministri Faton Peci.

Që nga hyrja e tij në sallë e deri te radha ime për të bërë pyetjet për çka ishim të ftuar ai ka provokuar vazhdimisht duke lëshuar fjalë anash”.

“Ishte një rast kur i adresuam pyetjet ai tha “po i përgjigjem pyetjeve të tjera se këto të Ganes janë pyetje me spec”. Pastaj reagimi tjetër ishte “pyetjet e Ganes janë tendencioze”. Nuk përgjigjej dhe fliste me të tjerë. Unë i kisha bërë pyetjet dhe prisja përgjigje. I reagova kryetares së komisionit Fitore Pacolli dhe i thashë që t’i tërheqë vërejtjen për mënyrën se si po sillej dhe ajo tha se do ta bënte. Unë prita, por nuk e bëri një gjë të tillë. Në momentin kur erdhi radha t’i përgjigjej pyetjeve unë i bëra vetëm tri pyetje. Ai vazhdimisht po thotë se ka shlyer borxhe në vlerë prej 40 milionë euro, prandaj pyetja e parë ishte se nga i ka marrë këto mjete. Nuk e di a ka diçka tendencioze këtu ose joparlamentare apo jashtë profilit të punës sime”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

Të ngjashme