Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka komentuar sërish zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë situatën me Serbinë.
Musliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të ketë luftë në Kosovë, por që në Serbi po vazhdon lufta hibride.
“Nuk po dihet më se çka do të ndodhë me raportet e tyre me Rusinë. E di se, Rusia kontrollon grupet kriminale në Serbi, bashkë me Vuçiqin brenda tyre”, ka shkruar Musliu.
Ai ka thënë se Vuçiq po dëshiron që të dalë “pa u lagur” nga këto grupe kriminale.
Postimi i plotë:
Diçka po zihet në Serbi.
Mediat që i kontrollon Vuçiqi po thonë se “shërbimi rus i inteligjencës ruse GRU dhe MI-6 duan luftë në Kosovë”.
Deri vonë thoshin që vetëm perëndimorët po duan luftë.
Koment: Luftë në Kosovë nuk do të ketë! Por, lufta hibride e Serbisë po vazhdon.
Nuk po dihet më se çka do të ndodhë me raportet e tyre me Rusinë. E di se, Rusia kontrollon grupet kriminale në Serbi, bashkë me Vuçiqin brenda tyre.
Në anën tjetër , kam përshtypjen se Vuçiqi po përpiqet që të dalë disi “pa u lagur” nga këto grupe kriminale. Por, ai jo vetëm që është i lagur, por është krejt gjak… pikon me gjakun e krimit.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?