Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin për videon qe partia e këtij të fundit ka publikuar dje në rrjetin social Facebook.
Musliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se çdo postim i Kurtit është qesharak.
“Albin Kurti vazhdon të jetë qesharak në çdo postim të tij. Ai nuk hezitoj të marrë si meritë të tij punën profesionale e operacionale të Policisë së Kosovës. Meritat e Albin Kurtit në çështjet operacionale të Policisë së Kosovës janë zero”, ka shkruar ai.
Duke marrë shkas nga postimi i Kurtit për sukseset në siguri, Musliu i është drejtuar kryeministrit me gjashtë pyetje që kanë të bëjnë me Policinë e Kosovës.
“Tani unë do ti parashtroj Albin Kurtit gjashtë pyetje publike që kanë të bëjnë me Policinë e Kosovës:
1. Pse nuk e emroni Drejtorin e Përgjithëshem të Policisë së Kosovës? ( janë bërë më shumë se katër muaj pa drejtor).
2. Pse katër mbledhje radhazi në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka dështuar votimi në parim i Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. ( me urdhër të Albin Kurtit,Deputetet e LVV anëtarë të këtij komisioni nuk kanë marrë pjesë në votim. Përjashtim bënë deputeti Fatmir Humolli nga LVV që ka votuar për.)
3. Pse Policia e Kosovës që tri vjet nuk ka blerë çizme për policët?
4. Pse që pesë vjet nuk janë blerë uniforma për Njësinë Speciale, e ata pjestarë kësaj njesie i keni mbajtur me nga tri javë ditë atje në very?A ta polic e kanë nga një uniformë, nëse i bëhet me lloç, lagen nga kushtet atmosferike apo gervishen duhet me e pastru atë dhe me përdorë të njëjtën.
5. Sa është numri i policëve që po e braktisin shërbimin në polici?
6. Sa policë të Policisë së Kosovës bëjnë punë sekondare për të mbajtur familjen?”, ka shkruar Musliu./arbresh.info/
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...