Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, thotë me plotë bindje se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Në një intervistë me shkrim për arbresh.info deputetja e PDK-së thotë se nga mënyra së si po trajtohet kjo çështje tregon për mospajtimet brenda Bashkimit Evropian.
Sipas Musliut, qëndrimi i Francës ndaj çështjes së liberalizimit të vizave nuk paraqet thjeshtë një kushtëzim klasik.
“Qëndrimi i Francës ndaj çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës nuk paraqet thjeshtë një kushtëzim klasik. Mënyra se si po trajtohet kjo çështje tregon më shumë për mospajtimet brenda Bashkimit Evropian, mospajtime këto të cilat jo dje por me vite të tëra po bartën në kurriz të proceseve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Liberalizimi i vizave është një çështje që jo sot por që nga fillimi është varur nga disponimi politik i vendeve të BE-së. Me gjithë optimizmin që mbretëronte këto ditë në Kosovë, personalisht, duke e ditur zhvillimin e deritashëm në këtë proces, nuk kam besuar se do të kemi një vendim pozitiv”, ka thënë Musliu.
Ajo thotë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, sipas saj, çdo ditë që liberalizimi i vizave nuk ndodhë do të jetë një dëshmi e dështimit të atyre shteteve për të integruar një vend të vogël evropian.
“Kushti që iu vendos Kosovës është një vazhdimësi e penalizmit të Kosovës drejtë integrimeve evropiane. Edhe pse vendit tonë iu kërkua dyfishi i detyrave apo obligimeve në këtë proces ne i kemi plotësuar të gjitha dhe i kemi plotësuar para pothuajse një dekade. Që atëherë liberalizimi i vizave nuk është çështje që varet nga institucionet e Kosovës, por nga shtetet anëtare në BE. Çdo ditë që liberalizimi i vizave nuk ndodhë do të jetë një dëshmi e dështimit të atyre shteteve për të integruar një vend të vogël evropian”, ka thënë tutje Musliu.
Deputetja e PDK-së, vlerëson se qasja e BE-së ndaj liberalizimit të vizave për qytetarët tonë është një qasje diskriminuese dhe e padrejtë.
“Qasja e Bashkimit Evropian ndaj liberalizimit të vizave për qytetarët tonë është një qasje diskriminuese dhe e padrejtë. Kosova dhe qytetarët e saj brenda një periudhe kohore prej dy dekadave kanë arritur shumë, por mbi të gjitha kanë arritur ta kultivojnë ndjenjën dhe identitetin evropian më shumë se në çdo shtet anëtarë në BE. Nëse Bashkimi Evropian do të vazhdojë të luajë rolin e vëzhguesit në vend që të merr rolin e liderit atëherë kjo do ta dëmtojë në radhë të parë reputacionin e vet BE-së”, u shpreh deputetja e PDK-së.
Megjithatë, sipas saj, as Franca dhe asnjë shtet tjetër nuk do të mund të na pengojë pafundësisht, pasi që, ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç integrimit evropian.
“Me pengesat që i bëhen Kosovës, BE-ja e ka shfaqur imazhin e saj para botës si një akter që s´i bëhet vonë, si një akter që pret një të tretë për t´ia nxjerrë gishtënjat nga zjarri. Republika e Kosovës është e vendosur në rrugën e saj drejtë integrimeve evropiane dhe në këtë kontekst as Franca dhe asnjë shtet tjetër nuk do të mund të na pengojë pafundësisht. Franca dhe çdo shtet tjetër brenda BE-ë duhet ta din se ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç integrimit evropian. E meritojmë dhe si popull i lashtë evropian edhe na takon”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se më 13 tetor është mbajtur takimi i grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian, ku është diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Është raportuar se liberalizimi i vizave për Kosovën është kushtëzuar nga ana e Francës me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Ndërsa, më 9 nëntor do të mbahet takimi i radhës.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...