Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka refuzuar të flasë në detaje për demarkacionin duke thënë se nuk e ka parë dokumentin e propozuar nga grupi i deputetëve të LDK-së, njofton Klan Kosova.
“Nuk komentoj gjëra pa i prekur dhe pa i ditur, nuk e kam parë ende atë dokument të propozuar nga grupi i deputetëve të LDK-së”.
“Ka qenë shumë interesante kur kam parë 16 deputetë nënshkrues. Kjo nxjerr realitet që LDK i ka të përgjysmuar deputetët sa i përket demarkacionit”, tha Musliu në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosovë.
“Sa i përket propozimit, duhet ta shqyrtoj dhe ta shoh në mënyrë që të mundem ta komentoj, është e qartë për publikun që janë 16 deputetë nënshkrues, që janë të grumbulluar ndaj një ideje ndryshe si Isa Mustafa”.
Musliu po ashtu tha se pyetja mbi demarkacionin duhet t’i adresohet kabinitetit të kryeministrit dhe kabinitetit të kryesisë së kuvendit të Kosovës.
“Unë nuk jam transmetuese, dhe nuk jam unë ajo që vendos se kur duhet të procedohet demarkacioni, nuk mund ta shtyj dhe parandaloj këtë çështje”.
“Pres deri sa ta kemi në rend të ditës, por nuk e di se kur do të vjen”.
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në...
Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, merr disa vendime
Vdekja e një studenti shkakton protesta të dhunshme në Kinë
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...