Musliu- Kurtit: Je si produkt i AliExpress-it

11:33 | 19 Tetor 2023
K.B

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës fjalimin e saj e nisi me një mesazh që kishte marrur nga një polic kufitar.

“E nderuara deputete jam polic kufitar dhe gjendja e policisë së vijës së gjelbër është e mjerueshme, nuk kemi vetura të blinduara, nuk kemi ujë të pijes, nuk kemi mjete higjenike bazike dhe rrezikshmëria është shumë e lartë, punën e kryejmë me vetura të thjeshta e shumë të dëmtuara”, kishte shkruar polici.

Musliu tha se është hera e dytë që Lëvizja Vetëvendosje po e braktis sallën e Kuvendit, dhe Polica e Kosovës po ofendohet nga kjo parti.

“Është hera e dytë që brenda dhjetë ditëve që në këtë kuvend po diskutojmë për nevojat emergjente të policisë, Dhe po ashtu është hera e dytë që në këtë kuvend Policia e Kosovës braktiset dhe ofendohet nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo.

Deputetja tha se sot deputetët duhet ta votojnë rezolutën për Policinë, duke shtuar se Policia është e Kosovës, nuk është partiake.

“Mund të flasim shumë por sot është koha që të dëshmojë me veprimet tona, duke e votuar rezolutën. Deputët sot duhet të ju prij arsyeja, çdo veprim tjetër është i pafalshëm i pa justifikueshëm Policia është e Kosovës, nuk është partiake, që për çdo ditë rrezikon jetën që në dhe familjet tonë të jemi të sigurt”, u shpreh ajo.

Tutje ajo i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti që t’i lejojë  deputetët e partisë së tij që të votojnë, duke i thënë se premtimet dhe veprimet i ke të ndryshme.

Musliu gjatë fjalimit të saj e quajti Kurtin si produkt i AliExpressit.

“Albin Kurti kudo që je po të bëj thirrje për t’i lën sofizmat, jepja lirinë deputetëve të partisë tënde, mos harro se ke ardh me veprime të mëdha në pushtet.Veprimet e tua po e dëshmojë se je një produkt në AliExspress, me kuptim e plotë të fjalës je një dështak, dhe dështimin tënd do ta bartin edhe pasardhësit e familjes tende”, përfundoi deputetja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme